Itali/ 1.400 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid

Në Itali janë regjistruar 1.400 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, e cila thotë se për fat të keq, nuk kanë fituar betejën me virusin 12 qytetarë.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet e vendit, aktualisht janë të shtruar 161 pacientë.

Aktualisht 1.147 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma të lehta të virusit, ndërsa në të gjithë vendin, rastet pozitive janë 41.015.