FOTO/ Gomonia me turistë rrezikon të mbytet pranë Vlorës

Pas ngjarjeve në Pish Poro të Fierit, ku një pushues humbi jetën dhe në gjirin e Shën Vasilit, ku një skaf me 7 persona në bord rrezikoi të mbytej, një tjetër gomone ka rrezikur këtë pasdite të ketë të njëjtin fat.

Sipas informacioneve të fundit gomonia me dy turistë ka rrezikuar të mbytet pranë zonës së Kalasë në Vlorë.

Dy turistët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe janë shpëtuar nga policia kufitare.