Ruajti paratë e shqiptarëve në vitin ‘97/ Meta nderon me urdhërin e lartë ish-drejtorin e bankës së Sarandës

Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot me udhërin e lartë për merita civile, financierin Andon Vasili, ish-drejtor i Bankës së Kursimeve në Sarandës në vitin e mbrapshtë 1997, i cili ruajtë paratë e qytetarëve duke mos i lënë ato në duart e banditëve

‘Me mirënjohje të thellë për aktin e tij të pashembullt heroik, qytetar dhe të përgjegjshëm dhe në respekt të integritetit të tij të lartë moral dhe institucional vlerësova sot financierin atdhetar, Andon Vasili, ish-Drejtorin e Bankës së Kursimeve në Sarandë, i cili në vitin e mbrapshtë ’97-të, në kushte tepër të vështira, me vetëmohim dhe shpirt sakrifice shpëtoi pasurinë e përbashkët të bashkëqytetarëve të tij.

Nderim përjetë modelit të intelektualit dhe drejtuesit të përgjegjshëm shtetëror, i cili nuk zgjedh as t'i shmanget dhe as t’i fshihet përgjegjësive të tij. ‘