Inter refuzon ofertën e Schalkes për mbrojtësin e talentuar

Schalke 04 paraqitet me një ofertë zyrtare për mbrojtësin e talentuar të Interit, Lorenzo Pirola.

Ky i fundit ishte sezonin e kaluar pjesë e Monzës së Serinë B, ku bëri mjaft mirë dhe tani kërkohet nga shumë klube edhe në Serinë A.

Klubi gjerman ofroi një milionë euro huazim dhe më pas detyrim blerjeje për 5 milionë euro të tjera, por hasi në refuzimin e menjëhershëm të zikaltërve.

Aktualisht futbollisti po monitorohet nga Inzaghi, që do të vendosë nëse do ta mbajë në ekip, apo do ta huazojnë në një tjetër klub në Itali.