Mafia e plehrave mbërrin edhe në Kavajë/ Kazanët e tejmbushur, landfillet në flakë, qytetarët: Nuk pastrohen prej 3 ditësh

Bashkia e Kavajës është pushtuar nga plehrat si në qytet, ashtu dhe në zonën bregdetare gjatë sezonit veror. Pushuesit kanë ngritur shqetësimin se kazanët nuk pastrohen prej ditësh, ku po i mbyt era e rëndë, ndërsa kreu i degës së PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj akuzon se kjo krizë mjedisore është e stisur. Sipas tij, kjo bëhet për të justifikuar qytetet e Durrësit dhe Kavajës të çojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës.

Pas krizës mjedisore në Durrës dhe në disa qytete të tjera, e njëjta situatë po përsëritet gjatë sezonit veror dhe në Kavajë. Kazanët e mbeturinave janë tejmbushur, ndërsa vendgrumbullimit i është vënë zjarri. Prej disa ditësh, pushuesit në plazhin e Golemit, konkretisht në zonën e ashtuquajtur kompleksi Viena. Turistët e banorët shprehen se ka mbi tre ditë që askush nuk kujtohet për pastrimin e tyre.

Turistët dhe banorët kërkojnë nëpërmjet Syri Tv që të merren masa të menjëhershme nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë, shqetësimi i plehrave në Kavajë është ngritur dhe nga kreu i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri. Në një dalje publike, Xhaferri deklaroi se kjo u krizë mjedisore është ngritur për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës të çojnë mbetjet tek landfilli i ortakëve të Ramës.

Kreu i degës së PD vë në dukje se kjo krizë u orkestrua me qëllim rritjen e çmimit për depozitimin e mbetjeve në landfill, ndërkohë që situata të tilla po krijohen pothuajse në çdo qytet nga mafia e plehrave që nuk hedh mbetjet pranë landfilleve të tyre.