EMRI/ Kush është pushuesi që humbi jetën në plazhin e Pish Poros

Tashmë është zbuluar identiteti i viktimës që humbi jetën ditën e sotme në plazhin e Pish Poros në Fier. Ai është Fiqiri Rexhepi 60 vjeç dhe pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nuk ka mundur të shpëtojë.

Ndërkohë që në gjendje të rëndë për jetën ndodhet Arben Alizoti, 47 vjeç.

Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.