Konfirmohet/ Ndërron jetë një nga pushuesit që u nxorrën pa ndjenja nga deti

Ka marrë përmasa tragjike, ngjarja e sotme në bregdetin e Pish Poros në Fier, ku dy pushues u nxorrën pa ndjenja nga deti.

Dy pushuesit u identifikuan si Arben Alizoti dhe Fiqiri Rexhepi.

Sikundër mësohet tashmë, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërkohë që nuk bëhet ende i ditur emri i viktimës.

Dy pushuesit ishin futur për t'u larë në det kur kanë rrezikuar mbytjen.

Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Ata u transportuan në gjendje të rëndë ne spitalin rajonal të Fierit.