VIDEO/ Skafi mbushet me ujë gjatë lundrimit në jug, rrezikojnë jetën 7 persona, mes tyre 2 fëmijë

Pasditen e së shtunës, Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një mjeti detar tip Skaf i cili rrezikohej të mbytej.

Ngjarja ka disa min që ka ndodhur ne zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili.

Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të mbytej skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit.

Policia Kufitare ka mbërritur në vëndgjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.