EMRAT/ Në gjendje të rëndë për jetën, kush janë dy pushuesit që rrezikuan mbytjen

Dy pushues janë në gjendje të rëndë për jetën, pasi rrezikuan gjatë ditës së sotme të mbyteshin në plazhin e Pishporos në Fier.

Dy pushuesit janë identifikuar si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi.

Ata janë transportuar në gjëndje të rëndë ne spitalin rajonal të Fierit.

Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Ende nuk dihet gjendja shendetesore ndërkohë që njëri prej tyre është konstatuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.