Zyrtare: Nuno Tavares transferohet tek Arsenali

Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë portugez, Nuno Tavares.

Pas negociatave disa javore me Benfican, më në fund është gjetur marrëveshja mes palëve.

Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të talentuar, ku ka paguar 8 milionë euro te Benfica.

Anësori ka dalë nga akademia e Sportingut, por që nga viti 2019 është pjesë e ekipit të parë të Benficas ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

21-vjeçari edicionin e kaluar ka zhvilluar 25 ndeshje me Benfican.

Tavares tanimë është prezantuar nga klubi, ku do ta mbajë edhe fanellën me numër 20 te londinezët.

“Ne i urojmë mirëseardhje Nunos në klubin tonë. Ai është një lojtar i ri me shumë cilësi i cili është zhvilluar shumë mirë me Benfican në sezonet e fundit dhe gjithashtu ka treguar cilësi të mëdha sa ka qenë pjesë e Portugalisë U21”.

“Ardhja e Tavares do t’i japë skuadrës forcë dhe mundësi shtesë në mbrojtje, veçanërisht me këtë energji në anën e majtë të fushës”, tha Mikel Arteta.