Greqi/ 2 327 raste të reja dhe 2 viktima Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i personave të infektuar ka shkuar në 2.327 në Greqi.

Ndërkoh 2 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin. Ministria sqaron më tej, se në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet e vendit, ndodhen aktualisht të shtruar 142 qytetarë.

Shtrimet në spitale janë mesatarisht 56 pacientë në çdo 24 orë dhe mosha mesatare e rasteve është 42 vjeç, ndërsa e viktimave 78, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenojnë më tej përhapjen e pandemisë.