‘Pasha Zotin do i shkruj Sali Berishës’, si kërcënim (ende sot)!

Në një shënim në profilin e tij në facebook, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Gent Strazimi kujton se si sot qytetari digital i Sali Berishës është mbrojtësi i vërtetë i demokracisë dhe denoncuesi më i madh i krimeve të pushtetit të Ramës.  

"Pasha Zotin do i shkruj Sali Berishës", si kërcënim (ende sot)!

"Qytetari digital" i Sali Berishës, është vërtetë sot mbrojtësi i demokracisë, i cili në 95% të rasteve e mbyll denoncimin e tij ndaj pushtetit me fjalët "të lutem anonim, se ti e di, këta çfarë s'të bëjnë"...

Krejt "normale", kur ke pranuar që jeton nën një regjim të kriminalizuar që po mbyt demokracinë...

Anormale është që, ndryshe nga ç'shohim nëpër filma ku qytetari i abuzuar kërcënon pushtetin se do i drejtohet gazetave, televizioneve, takon fshehurazi gazetarë të guximshëm në kërkim të së vërtetës, në Shqipëri i vetmi kërcënim është "pasha Zotin do i shkruj Sali Berishës..."

"Qytetari digital", qoftë dhe anonim, është vërtetë mbrojtësi më i vyer i demokracisë sot në Shqipëri, por më shqetësuese se kjo, është fakti që Sali Berisha dhe facebook i tij është media e vetme e besueshme, e denjë për t'i besuar anonimatin, dhe kësisoj media më influente, sepse është e pablerë dhe e pakorruptueshme nga ky regjim!

Sali Berisha dhe facebook i tij, mbeten institucioni më i besueshëm anti-korrupsion, anti-krim, anti-padrejtësi, anti-arbitraritet, edne sot pas kaq vitesh që nuk ka më pushtet!!!

Këmbanat nuk bien vetëm për regjimin, por edhe për elitën e kësaj shoqërie që hesht, dhe në heshtje pranon dhunën, gënjeshtrën, mashtrimin e vesin si model që pushteti e divulgon përmes ... mediave politikisht "korrekte" ndaj qeverisë, e "të barazlarguara" ndaj opozitës dhe... të vërtetës!!!!

(Publikuar 4 shkurt 2019)