Policia: Aksidenti në Gramsh, 9 të plagosur, pasagjeri që humbi jetën 30 vjeç

Ka marrë përmasat e një bilanci tragjik aksidenti i ndodhur gjatë mesditës në aksin rrugor Gramsh-Kërpaç, ku deri më tani raportohet për një person të vdekur.

Sipas të dhënave më të fundit, dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. I riu që ka humbur jetën është 30 vjeç dhe është nga fshati Terrovë i Skraparit.

Ai është identifikuar me incialet L.L

Ndërkohë që policia ka dalë një njoftim paraprak lidhur mbi ngjarjen.

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz  me drejtues shtetasin A.Xh.,  banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë,  jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë  nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe  grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.