Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, futbollisti e mbyll me Barçën

Ai është kthyer. I huazuar te Getafe në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, mesfushori 23-vjeçar i Barcelonë kthehet në periferinë jugore të kryeqytetit, por këtë herë, përfundimisht. Alena ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Getafen.

Klubi katalanas përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit (mediat përmendin një shumë prej 5 milionë eurosh), shuma e së cilës nuk u bë e ditur, por shpjegoi se do të merrte 50% të shumës nëse do të shitej në të ardhmen si dhe do të kishte të drejtën e riblerjes për produktin e “La Masia-s”.