VIDEO/ Rrugët e shkatërruara të Shëngjinit turistik, banorët: Asnjë investim!

Nga SYRI.TV.

Lagjet e Shëngjinit, edhe pse një qytet bregdetar dhe turistik, vuajnë prej vitesh mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Jetesa e banorëve të lagjeve të qytetit bregdetar të Shëngjin nuk ka asnjë ndryshim me fshatrat e thellë malorë.

Banorët thonë se mungesa e shërbimeve iu ka vështirësuar jetesën, ndërsa kërkesat e tyre për investime nuk kanë marrë asnjëherë vëmendje në këto 30 vite.

Mungesa e investimeve vështirësuar dhe zhvillimin e turizmit, ndonëse në këtë lagje janë ngritur mjaft hotele e shtëpi pushimi.