BE shpërndan vaksina për 70% të popullatës së rritur

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në një deklaratë së fundmi ka bërë me dije se BE ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina në shtetet anëtare që të jenë në gjendje të vaksinojnë plotësisht të paktën 70% të të rriturve deri në këtë muaj. Sipas Von Der Leyen deri nesër do të jenë rreth 500 milionë doza vaksinash të shpërndara në të gjitha rajonet e Bashkimit Evropian.

“Sot kam një lajm të mirë për qytetarët tanë evropianë. BE e ka mbajtur fjalën e saj. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë mjaft vaksina në Shtetet Anëtare që të jenë në gjendje të vaksinojnë plotësisht të paktën 70% të të rriturve deri në këtë muaj. Deri nesër ata do të jenë rreth 500 milion doza vaksinash të shpërndara në të gjitha rajonet e Bashkimit Evropian “-tha presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, në një deklaratë.

Më tej ajo shtoi se BE është e  gatshme të sigurojë më shumë vaksina, madje edhe kundër varianteve të reja