Çfarë i ndodhi kur ishte vetëm në shtëpi?Këngëtarja shqiptare tregon eksperiencën e frikshme

Këngëtarja seksi, Beatrix Ramosaj ka përjetuar një eksperiencë të frikshme, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se pas shumë kohësh ka kaluar paralizë gjumi.

Trixa ka qenë vetëm në shtëpi dhe kjo e ka bërë situatën më shumë traumatizuese.

“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, ka shkruar ajo në Instastory.