Kultivonte dhe shiste kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Berat

Një 50-vjeçar në Berat është vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve pas informacioneve se një qytetar  posedonte dhe kultivonte kanabis, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan.

Në një kasolle ata gjetëm një qese me rreth 350 gram lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, në pranga u vu Syrja Sinaraku banues në fshatin Teman, Poliçan

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar.  Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan. Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.