Prej datës 13 korrik Greqia hap doganat e ‘Tre Urave’ dhe ‘Qaf Botë', oraret

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë me dije se prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund të lëvizin më lehtësisht drejt Greqisë.

Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Pika doganore e Qaf Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe të autobusëve.

Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.