Mallakastër/ Dhunoi dhe kanosi me mjet prerës nënën e tij, arrestohet 19 vjeçari

Forcat e rendit kanë parandaluar një ngjarje që mund të kishte viktima.

19 vjeçari, Albion Pashaj pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike tek nëna e tij e ka kanosur dhe me mjet prerës.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe.