Maqedonia e Veriut, 13 të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.404 teste të kryera janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se është shëruar 1 pacient, transmeton Alsat. Ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.783 raste, prej të cilëve 150.124 janë shëruar, kurse 5.487 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 172 raste aktive me virusin korona.