'Në gjumë për dy minuta'/ Ja metoda që përdor ushtria amerikane

Ushtria amerikane përdor një metodë të pazakontë që iu vendos në gjumë për vetëm dy minuta. Ky sekret është detajuar në librin “Relax dhe Win: Championship Performance”, i cili edhe pse i botuar për herë të parë në vitin 1981, ka fituar së fundmi vëmendje në internet pasi u ripublikua nga Sharon Ackman.

“Pas gjashtë javësh praktikë, 96 përqind e pilotëve mund të binin në gjumë për dy minuta ose më pak. Edhe pasi kishin pirë kafe apo +me automatikë që qëllojnë në sfond.”, shkruhet në libër.

Por cila është kjo metodë? Hapi i parë është të qetësoni trurin. Për ta bërë këtë ju duhet të relaksoni të gjithë muskujt në fytyrën tuaj.

Më pas duhet të shtendosni shpatullat tuaja aq sa mundni dhe të relaksoni krahët. Merrni frymë dhe lironi gjoksin dhe këmbët tuaja, të gjitha në të njëjtën sekuencë.

Për 10 sekondat e ardhshme duhet të përpiqeni të qetësoni mendjen nga gjithçka. Për këtë imagjinoni se jeni të shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë me asgjë tjetër përveç qiellit mbi ju, jeni të shtrirë në një krevat në një dhomë të zezë. Ose për 10 sekonda mund të përsërisni me vete “mos mendo”, “mos mendo”, “mos mendo”.

Pas këtyre hapave, me shumë mundësi ju do të jeni në gjumë. Ackman sqaron se kjo ishte një teknikë veçanërisht e dobishme për njerëzit në ushtri që përballeshin me skena aspak paqësore, siç janë fushat e betejës.