Ankth tek Anglia, 'ylli' i skuadrës rrezikon finalen me Italinë për shkak dëmtimi

Phil Foden rrezikon të humbasë finalen e nesërme kundër Italisë. Mesfushori i Cityt ka marrë një goditje në gju, siç raportohet nga Federata e Futbollit, dhe ka të ngjarë të mos jetë në fushë në përballjen kundër azurrëve.

Para se të ndodhte goditja në gju, lojtari i Manchester Cityt ashtu si dhe Jadon Sancho, ishte konsideruar në listë për një fanellë titullari, në vend të Bukayo Saka, në atë që sipas mediave britanike do të kishte qenë i vetmi ndryshim në 11-shen titullare të projektuar nga Southgate në krahasim me skuadrën që luajti gjysmëfinalen përballë Danimarkës.