Doli në përgjimet e SPAK, pas prokurorit të Sarandës arrestohet edhe ish-futbollisti

Arrestohet në Tiranë i kërkuari nga SPAK, Markelian Alinani, banues në Delvinë.

Alinani, 44-vjeç, ish-futbollist i ekipit “Bistrica”, mësohet se eështë vetëdorëzuar tek seksioni i Hetimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndaj Alinanit ka pasur një mase sigurimi “arrest në Burg” nga GJKKO. Ai u shpall në kërkim pas operacionit të 19 qershorit në Sarandë, ku u arrestua prokurori Sali Hasa dhe oficeri i policisë gjyqësore, Napolon Hodaj.

Konkretisht, Alinani ka rënë në përgjimet e SPAK, duke ndikuar në paracaktimin e rezultatit të ndeshjes Selenica-Përmeti, si dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për mbylljen e një çështjeje penale, ku ai ka qenë i akuzuar për “plagosje”. Alinani, ndërkohë, rezulton person me precedentë të shumëfishtë penale.