Arjoni tregon vendin më të çuditshëm ku ka bërë seks me Serenën

Serena Sula dhe Arjon Luli janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit, të cilët nuk kanë aspak komplekse dhe e thonë gjithçka troç.

Së fundmi, Arjoni ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

“Cili është vendi më i çuditshëm ku keni bërë seks?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” është përgjigjur me një video.

Ai ka treguar se ka kryer marrëdhënie intime me Serenën në plazh, te disa shkëmbinj.