VIDEO/ Fierakët revoltohen nga rritja e çmimit të bukës 20 lek për kg: Ku është shteti, ku?!

Qytetarët e Fierit janë përballur këto ditë me rritjen e çmimit të bukës. Ata shprehen se kanë mbetur të shtangur, kur janë vënë në dijeni se çmimi është rritur 20 lekë për 1 kg bukë, mëson SYRI TV.

Me skepticizëm, ata nuk e kuptojnë sesi mund të rritet çmimi pas më shumë se një viti pandemi, ku ekonomia ka pasur rënie në të gjitha familjet.

Qytetarët shpjegojnë se në disa furra, ende nuk ka pasur rritje të çmimit, ndërsa disa të tjerë janë mbyllur. Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për kontroll, ndërsa ngrenë dyshime dhe për mashtrim me peshën e bukës.