Një tërmet i fortë godet Taxhikistanin, raportohen viktima

Taxhikistan - Një tërmet me madhësi 5.9 goditi Taxhikistanin herët këtë mëngjes, duke vrarë pesë persona, njoftoi RIA Novosti.

Epiqendra ishte e vendosur në një thellësi prej 40 kilometrash, rreth 164 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Dushanbe, ku jetojnë rreth 679,000 njerëz, konfirmoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, raporton TASS.