VIDEO/ Motra e kryegjyqtares së Lezhës, një nga zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Brendshme

Mësohet se një nga zyrtaret e larta të Ministrisë së Brendshme që u arrestua sot me urdhër të SPAK, Edlira Naqellari, është e motra e Kryetares së Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari.

Në dokumentin zyrtar të publikuar sot, Edlira Naqellari akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, në postin e Drejtoreshës së Blerjeve të Përqëndruara.

Ndërkohë, për motrën e saj kryegjyqtare në Lezhë, si fryt i drejtësisë së re, USAID ka publikuar në prill një video ku thuhet: "Shikoni kete video! USAID eshte krenar qe mbeshtet reformen ne drejtesi ne Shqiperi. Na impresionojne njerzit e perkushtuar per te sjelle ndryshim. Keta jane kampionet e te perditshmes tuaj; njerez qe sigurohen qe gjerat te behen mire. Shqiperia ka nevoje per profesioniste si Kryegjykatesja e Lezhes, Ornela Naqellari, te cilet angazhohen me guxim, ngrejne nivelin ne punes, dhe inkurajojne besim ne sistemin ligjor dhe institucionet publike."

Në vijim, akuza e publikuar nga SPAK sot për të arrestuarën Edlira Naqellari: