Lë derën hapur për fresk, 27 vjeçarja gjen komshiun në krevat duke e prekur

Një ngjarje thuajse e pabesueshme ka ndodhur në Palermo, Itali. Një 27-vjeçare gjeti në mëngjes në shtratin e saj komshiun, i cili i kishte hyrë nga ballkoni në shtëpi. Policia ka thënë se sipas deklaratës së saj, ajo e kishte lënë hapur derën e ballkonit për t’u freskuar.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin. Ajo tentoi ta largonte dhe më pas nisi të ulërinte. 36-vjeçari u arrestuar ndërsa ajo ndihet ende e shokuar nga ngjarja./JOQ