FOTO/ Aksident te kthesa e Krastës në Elbasan, plagoset një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, tek kthesa e Krastës. Mësohet se një kamionçinë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.

I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e aksidentit dhe marrë dëshmitarët.