", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/10/auto_thunder11625897763.webp", "width": 963, "height": 541 } }

Japoni: Më shumë se 120,000 njerëz u evakuuan për shkak të reshjeve të mëdha të shiut

Autoritetet japoneze  kanë urdhëruan më shumë se 120,000 njerëz në disa pjesë të Japonisë jugore të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të mëdha , vetëm disa ditë pas rrëshqitjeve vdekjeprurëse të tokës të  shkaktuara përsëri nga reshjet e mëdha të shiut në qytetin bregdetar, Atami, në jugperëndim të Tokios.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të mëdha shiu në tre rajone të Kyushu, duke bërë që disa qeveri lokale të urdhërojnë banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një javë më parë, shirat e mëdha në Atami shkaktuan rrëshqitje dheu që vranë të paktën 9 persona, ndërsa numri i personave të zhdukur arrijnë në 20.