VIDEO/ Maqedonia e Veriut mbyll Qafë Thanën, shqiptarët ngecin në kufi: Të ndërhyjë shteti, na lanë pa punë!

Në Qafë Thanë, dhjetëra punëtorë ditorë vazhdojnë të mbeten të  bllokuar në pikën e kalimi kufitar pasi ajo vijon e mbyllur që prej ditës së djeshme nga pala maqedonase. Ende nuk ka asnjë vendim se çfarë do të bëhet.

Punëtorët thanë për SYRI TV se “jemi gati 150-200  veta që na kanë bllokuar që nga dita e djeshme.

Ne mbajmë familjet me këtë punë, ndaj shteti duhet të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve; nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk na japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje nga shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, ishte kërkesa e tyre.