FOTO/ Përplasje e fuqishme e dy makinave në qendër të Beratit, plagosen dy shoferët/ Emrat

Aksident i frikshëm në qendër të qytetit të Beratit,dy mjete me shpejtësi "skëterrë" përplasen ballë për ballë fuqishëm. Mjetet të shkatëruara, drejtuesit me lëndime të shumta.

Nga SYRI TV.

Një aksident i frikshëm është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në Berat.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:00 në aksin rrugor gjykatë - axhensi,përballë shkollës 9-vjeçare "22 Tetori".

Dy automjete,një Mercedes Benz dhe një e tipit Wolswagen,të cilët ishin duke qarkulluar në dy sense të kundërta, janë përplasur ballë për ballë njëra-tjetën.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa pas përplasjes të dyja mjetet janë rrotulluar disa herë në rrugë si dhe janë pëplasur edhe me ndarësen anësore prej hekuri të rrugës.

Të dy automjetet kanë pësuar dëme shumë të mëdha materiale, ndërkohë që lëndime të shumta kanë pësuar edhe dy drejtuesit e tyre, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidenti aksi rrugor është bllokuar pêr rreth 1-orë nga policia,e cila kreu ekspertimin e vendit të ngjarjes,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Nga informacionet paraprake mësohet se të dyja mjetet kanë qënë duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në momentin e përplasjes së fortë.

Mjeti Mercedes Benz me targa AA 950 PE drejtohej nga 35-vjeçari Damian Xhaferri dhe mjeti Wolswagen me targa AA 926 OM drejtohej nga 25-vjeçari Marjus Deliu.