E shtunë - e diel, rënie temperaturash dhe reshje shiu në disa zona të vendit

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme Atlantike të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe rënie të temperaturave në vendin tonë.

E shtunë, 10 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veri-lindje pjesërisht në zonën qëndrore. Era do të jetë  me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të fillojnë të zbresin.   

Temperaturat:

Zona malore      20/34°C

Zona e ulët         20/38°C

Zona bregdetare  22/34 °C

Kosova, e shtunë, 10 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.

E diel, 11 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veri-lindje dhe në zonën e qëndrore. Era do të jetë  me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të  jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       18/33°C

Zona e ulët         18/36°C

Zona bregdetare  21/34 °C/Sipas RTSH