Ndodh në Itali/ Gruaja lë derën hapur për t’u freskuar, gjen të riun në shtratin e saj

Temperaturat e larta kanë sjellë një ngjarje të rëndë mëngjesin e sotëm në Palermo të Italisë. Një grua ra pre e dhunës seksuale nga fqinji i saj, i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.

Pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lërë derën e shtëpisë gjysmë hapur dhe ballkonit gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj fqinjin e saj i cili po i prekte trupin. E reja ka bërtitur për t’I ardhur ndokush në ndihmë.

Pasi thërri policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen ndaj uniformat blu bënë një kontroll në apartamentin e burrit.

Uniformat blu vunë në pranga agresorin ndërsa 27-vjeçarja u dërgua në spital për trajtim mjekësor.