Shembja e pallatit 12-katësh në Miami, shkon në 78 numri i viktimave

Ka shkuar në 78 numri i viktimave nga pallati 12-katësh i shembur në Miami të Floridas.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat thonë, se janë gjetur edhe 14 trupa të pajetë nën rrënoja.

Në Miami kanë shkuar edhe trupa të tjera, për të përshpejtuar kërkimet dhe për të gjetur personat e zhdukur. Kërkimet kanë qenë intensive, ndërsa në kërkime, janë angazhuar qindra forca dhe mjete.

Pallati u shemb në orët e para pas mesnatës së 24 qershorit. Shkaku i saktë i shembjes ende nuk dihet, ndërsa pallati, kishte paraqitur probleme që në vitin 2018. Në atë kohë, ekspertët ishin shprehur se pallati ka problem të shumta si tek pjesa e parkingut, plasaritjet etj.