EMRI/ Kush është 29-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i pallatit

Një 29 vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Bulqizë në rrethana ende të paqarta.  

Fatmirësisht i riu është pikasur nga banorët e pallatit ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e tij drejt spitalit të Bulqizës.

Ai mësohet se është 29 vjeçari, Gëzim Duriçi, me probleme të shëndetit mendor. 

Sipas mjekëve 29-vjeçari kishte fraktura të rënda në trup gjë e cila i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje