Bashkimi Evropian gjobit prodhuesit e makinave me 875 milionë euro

Komisioni Evropian ka goditur tre prodhuesit më të mëdhenj gjermanë të makinave, Daimler, BMW dhe Volkswagen.

Tre kompanitë e njohura të makinave janë gjobitur nga KE me një gjobë prej më shumë se 875 milionë €, pasi akuzohen për krijimin e një karteli dhe bashkëpunimin e paligjshëm për të kufizuar konkurrencën në teknologjinë e koalidimit për makinat me naftë.

Grupi Volkswagen, i cili përfshin Volkswagen, Audi dhe Porsche, ranë dakord të paguanin 502,362,000 €, ndërsa BMË u vendos për 372,827,000 €.

Daimler mori imunitet të plotë pasi më herë informoi Brukselin për ekzistencën e kartelit. Nëse nuk do të kishin njoftuar paraprakisht KE ata do të përballeshin me një gjobë prej milion 727 milionë €.

Gjatë një hetimi të kryer Bruksel zbuloi se kompanitë shumëkombëshe punuan së bashku për më shumë se pesë vjet për të shmangur konkurrencën e ndershme në tregun e vetëm të BE-së.

Kompanitë ranë dakord se nuk do të përdornin teknologjinë në potencialin e saj të plotë dhe se asnjë prej tyre nuk do të synonte pastrimin mbi  standardin minimal të kërkuar nga standardet e emetimeve të BE.

Kjo është hera e parë që Komisioni zbulon se bashkëpunimi mbi elementët teknikë, në krahasim me fiksimin e çmimeve ose ndarjen e tregut përbën sjellje karteli.