Ky shtet europian do mbyllë dyert për të gjithë pavaksinuarit

Malta do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të mbyllë kufijtë për këdo që nuk është i vaksinuar plotësisht ndaj koronavirusit. Vendimi është marrë pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vend.

Vetëm qytetarët që kanë certifikatë vaksinimi britanike apo evropiane do të lejohen që të futen në vend, duke nisur nga 14 korriku, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Chris Fearne, duke lënë të kuptohet se turistët amerikanë dhe të tjerët do të ndalohen.

“Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që do të ndërmarrë këtë hap,” tha ai.

Malta është konsideruar si një vend i suksesshëm sa i takon vaksinimit të popullatës ndaj Covid, shkruan Reuters.

Më parë, Maltën mund ta vizitonin edhe turistë nga pjesa tjetër e BE-së, SHBA-së dhe vendet e tjera që ishin të pajisur me një test negativ PCR ose që ishin të vaksinuar plotësisht.