Prokuroria merr denoncimin e policisë për Bashën

Prokuroria e Tiranë ka marrë dhe regjistruar procedimin penal të Policisë së Tiranës, për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për akuzën e thirrjes publike për veprime të dhunshme.

Basha u kallëzua dy ditë më para nga policia pas thirrjes se bërë nga çadra në bulevard ku prej 10 ditësh opozita po proteston.

Prokuroria do të verifikojë pretendimet e policisë për të parë nëse thirrjet e Bashës përbëjnë vepër penale.