Kapen 16 ton kanabis pranë Los Angeles

Policia e Kalifornisë zbuloi një plantacion të madh të paligjshëm të kanabis pranë Los Angelosit, i cili do të gjeneronte një miliard gjersa janë sekuestruar 370 mijë bimë deri më tani dhe janë arrestuar 131 njerëz.

Zyra e shtetit njoftoi se operacioni, gjatë të cilit u kapën 16 ton kanabis, po vazhdonte tash e dhjetë ditë.

Është një plantacion kaq i madh, saqë policia deri më tani ka shkatërruar vetëm 205 nga rreth 500 serra dhe ka mbledhur vetëm rreth 40 për qind të sasisë totale të kanabis.

Votuesit në shtetin amerikan të Kalifornisë legalizuan kanabis për “nevoja rekreative” në vitin 2016 dhe shitjet ligjore filluan në vitin 2018.

Sidoqoftë, plantacioni i zbuluar i ruajtur nga rojet e bandave të armatosura është i paligjshëm, i fshehur thellë në kodrat e zonës së shkretëtirës dhe i ujitur me ujë të vjedhur nga një rrjet hidrantësh zjarri dhe puse të paligjshme.