Itali, 1390 të infektuar dhe 25 viktima nga koronavirusi

 

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj, janë regjistruar 1.390 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 25 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve, janë shënuar 1.434 të shëruar. Në njoftim thuhet më tej, se njësitë e kujdesit intensiv po pranojnë më pak pacientë të shtruar, si dhe numri i personave që ndodhen në spitale ka rënë gjithashtu.