FOTO/ Meta nderon ish-punonjësit e Shtëpinë së Fëmijëve: Kontribut i vyera për integrimin e jetimëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta në vizitën që po zhvillon në qytetin e  Sarandës, është ndalur fillimishtnë Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla”.

Me këtë rast Kreu i Shtetit i akordoi Titullin e lartë “Kalorës i Urdhër të Flamurit”(pas vdekjes) Vangjel Pullës“Me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm, organizimin dhe punën pasionante e të palodhur si drejtues i Shtëpisë së Fëmijëve, Sarandë. Me vlerësim për dedikimin e vazhdueshëm në edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe për kontributin e qenësishëm në vendosjen e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve të banorëve të Shtëpisë së Fëmijëve me shkollën, qytetin dhe familjet sarandjote”.

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekoruan: zonja Sofi Mingo “Për kontributin e vyer si ndihmësmjeke dhe punonjëse e palodhur në ofrimin e kushteve optimale të higjienës dhe shërbimit mjekësor për fëmijët pa kujdes prindëror. Me mirënjohje për sakrificat e mëdha, në përmbushjen me ndërgjegje të të gjitha detyrave e përgjegjësive të ngarkuara, në përkujdesjen e vazhdueshme të mirëqenies dhe mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve, duke u bërë një model dhe shembull i lartë frymëzimi, përkushtimi dhe sakrifice njerëzore”, si dhe zonja Natasha Sami-Lako “Për kontributet e çmuara dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyera si rekordmene e notit shqiptar, si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke e çuar përpara këtë sport në nivele cilësore e duke na dhuruar dhjetëra rekorde kombëtare. Për shembullin frymëzues dhënë gjithë bashkëmoshatarëve dhe miqve të saj, të rritur së bashku në Shtëpinë e Fëmijës, Sarandë dhe për mesazhin inkurajues dhe optimizmin, se vetëm me vullnet dhe me pasion,  të gjitha pengesat janë të kapërcyeshme, pavarësisht vështirësive që të sjell jeta”.

Me Titullin “Naim Frashëri” u vlerësua zonja Anastasia Koloi “Për kontributin e çmuar dhe rezultatet e larta në fushën e pedagogjisë, si dhe për punën e palodhur e të vazhdueshme për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror të Shtëpisë së Fëmijës shkollore në qytetin e Sarandës. Me mirënjohje për dedikimin e saj, duke u bërë model dhe shembull i lartë frymëzimi, për të gjithë kolegët, si një nënë e vërtetë, e dashur dhe e dhembshur, për fëmijët pa kujdes prindëror.”

si dhe zonja Haxhire Xhama“Për kontributin e vyer si ndihmësmjeke dhe punonjëse e palodhur në ofrimin e kushteve optimale të higjienës dhe shërbimit mjekësor për fëmijët pa kujdes prindëror. Me mirënjohje për sakrificat e mëdha, në përmbushjen me ndërgjegje të të gjitha detyrave e përgjegjësive të ngarkuara, në përkujdesjen e vazhdueshme të mirëqenies dhe mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve, duke u bërë një model dhe shembull i lartë frymëzimi, përkushtimi dhe sakrifice njerëzore”.

Në  fjalën e tij përshëndetëse, kreu i shtetit Meta u shpreh:

“Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sot, në këtë qytettë mrekullueshëm dhe pikërisht në një nga institucionet model dhe më të hershme të arsimit dhe edukimit, në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë.

Në këtë shtëpi, që hapi dyert 74 vite më parë, nëradhë të parë për fëmijët e  ardhur nga bijtë e bijat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe tëgjithë ata fëmijë të cilët lufta i la jetim.  Fëmijët gjetën në këtu ato gjëra që jeta ua kishte privuar pa mëshirë: kushte për t’u ushqyer, për të fjetur, për t’u veshur, për të mësuar e mbi të gjitha për t’u edukuar.

Ata gjetën një familje të madhe, ku personeli i     edukatorëve ju ofroi dorën e dashur e të ngrohtë.

Në këtë Shtëpi, fëmijët gjetën prindër të tjerë, vërtet pa lidhje gjaku me ta, por që në shpirtin e tyre kishin dashuri dhe dhembshuri gjer në dhimbje për këta vocërrakë. Janë me qindra fëmijët, që u rritën dhe u edukuan nga dhjetëra edukatorë e mësues në mjediset e kësaj shkolle. Shtëpia e Fëmijës ngelet, deri sot, familja më e madhe në qytet dhe çdo sarandjot krenohet me të dhe ndihet pjesëtar i kësaj familje.

Në themel të punës së Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Sarandë është shkruar një histori e gjatë e përpjekjeve dhe sakrificave njerëzore, plot përkushtim dhe humanizëm nga shumë gjenerata drejtuesish, edukatorësh e punonjësish të përkushtuar, ndaj edukimit dhe mirërritjes së fëmijëve pa kujdesin prindëror.

Në sajë të dedikimit, dashurisë e punës së palodhur të personelit të saj, u rritën dhe u edukuan fëmijë, që, sot, janë qytetarë model, profesionistë të zotë dhe familjarë të përkushtuar.  Sot, ne do të vlerësojmë vetëm disa nga edukatorët dhe ish-banorët e Shtëpisë së Fëmijës.

Por nga ky personel i përkushtuar ndër vite, dhe nga qindra fëmijë, që u rritën në këtë shtëpi dhe që, sot janë bërë prindër e kanë dhënë e japin një kontribut të madh në shoqëri, dëshiroj të përmend disa prej tyre:

Sofie Kushi, Afro Kareco, Kristina Kumiu, Lumturi Xhani, Vera Diamanti, Nekim Xhaferi, Miranda Koçi, Leonora Koça, Ilir Çumani, Kozeta Katundi, Tatjana Sheshmini e shumë të tjerë.

Dua të përmend dhe një njeri tëveçantë Ilir Çumanin, me të cilin bashkëpunoi prej një kohe shumë të gjatë në të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe më përpara, për të mbështetur fëmijët të cilët kanë nevojë për kujdes prindëror. Dhe i cili gjithmonë flet me shumë dashuri dhe nostalgji e me shumë mirënjohje për këtë shtëpi ku edhe ai vetëështë rritur  dhe është edukuar. 

Besojë se, vlerësimi i sotëm i disa prej ish-punonjësve dhe nxënësve të spikatur të këtij institucioni, është një promovim dhe inkurajim i modeleve që duhen ndjekin të gjithë dhe sidomosnga brezat më të rinj për sa i takon suksesit të tyre  në jetë.

Vlerësimin e parë e kam për zotin Vangjel Pulla, emri i të cilit është i lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e institucionit të Shtëpisë së Fëmijës Shkollorë, Sarandë. Ai drejtoi me pasion e përkushtim, me organizim të përsosur dhe me shumë dashuri për mbi 13 vite. Si një prind i dytë i fëmijëve, Vangjel Pulla punoi me të gjitha energjitë dhe format për të ngritur standardin e jetesës, nivelin e arsimimit, socializmit dhe integrimit të fëmijëve.

Vangjel Pulla ka meritën e madhe të vendosjes së marrëdhënieve dhe forcimit të lidhjeve të banorëve të Shtëpisë së Fëmijëve me shkollën dhe me qytetin dhe familjet sarandjote.  Një vlerësim i merituar vjen për dy edukatore dhe punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës, zonjës Anastasia Koloi dhe zonjën Haxhire Xhama. 

Anastasia Koloi iu dedikua me pasion e dashuri, për plot 23 vjet, fëmijëve pa kujdes prindëror. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar si në edukimin, ashtu edhe në rritjen e kujdesshme të fëmijëve, duke u bërë një nënë e vërtetë, e dashur dhe e dhembshur për të gjithë fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës.

Haxhire Xhama ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për 17 vjet, si ndihmësmjeke dhe punonjëse e palodhur në ndihmë të fëmijëve. Përkujdesja e saj e vazhdueshme, për mirëqenien dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve pa kujdesin prindëror, ka sjellë rritjen e tyre të shëndetshme dhe plot me dashuri.

Dy zonjat e tjera, që vlerësohen sot, zonja Natasha Sami dhe zonja Sofi Mingo, janë shembulli më i mirë, se si fëmijët e rritur në këtë Shtëpi Fëmije, janë mbështetur vazhdimisht në zhvillimin e aftësive të tyre, qofshin ato muzikore, shkencore apo sportive.

Natasha Sami ka qenë një nga rekordmenet më të shquara të notit, të ekipit të ‘Butrintit’ dhe të Ekipit Kombëtar. Për vite të tëra ka qenë zotëruese e shumë rekordeve kombëtare, në garat e stilit të lirë, ka vendosur disa rekorde në garat ndërkombëtare.

Luftarake, këmbëngulëse dhe pa asnjë lëshim ndaj rivalëve mbahet mend për rastin, kur edhe me dorë të dëmtuar e të fashuar garoi dhe u shpall kampione.

Sofi Mingoështë një tjetër kampione noti, që është dalluar, si me ekipin e ‘Butrintit’ edhe me Ekipin Kombëtar, duke vendosur rekorde në garat e stilit të lirë. 

Edhe pse shtatvogël, krahasuar me notaret e tjera, ajo kishte një armë të fuqishme, notonte shumë bukur.  Gjatë gjithë karrierës së saj është karakterizuar nga serioziteti dhe këmbëngulja, duke u bërë shembull frymëzimi, bashkë me shoqet e tjera sportiste, për shumë shokë e shoqe të saj të Shtëpisë së Fëmijës.

Dëshiroj ta mbyll përshëndetjen time duke falënderuar të gjithë edukatorët dhe stafin e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë, Sarandë për devocionin, humanizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror!

Po kështu dua t’i  uroj të gjithë  fëmijët dhe t’i falënderoj për shfaqen që ata dhanë me shumë dashuri dhe përkushtim dhe t’ju them se të gjithë ata duhet t’i shfrytëzojnë hapësirat dhe mundësitë për  të realizuar ëndrrat e tyre dhe të arrijnë të shpalosin aftësitë dhe gjithë potencialin duke u bërë jo vetëm pjesë aktive e shoqërisë sonë, por duke u bërë edhe shembuj të protagonizmit dhe të suksesshëm në të gjitha fushat e jetës.”

Po ashtu, Meta ka vlerësuar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”  shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme” në qytetin e  Sarandës, në 100-vjetorin e themelimit.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi e veçantë të marr pjesënë këtë eveniment dhe jam shumë i lumtur, që ndodhem sot midis jush, së pari sepse kam një adhurim të veçantë për mësuesit duke qenë fëmija i dy prindërve arsimtarë dhe e di se çfarë profesioni i bukur dhe tepër i rëndësishëmështë ai i arsimtarit për të gjithë shoqërinë.

Së dyti, kam shumë respekt për mësuesit dhe mësueset e Sarandës dhe arsyejaështë se, nxënësit që vinin nëFakultet nga ky qytetishin shumë të mirë.

Kjo  gjëbinte në sy dhe padyshim,  qëështë produkt i mësuesve dhe i shkollës, ndaj dheky vlerësim soti takon të gjithë atyre nxënësve të mrekullueshëm, që u arsimuan dhe u edukuan në këtë shkollë.

Në radhë të parëju uroj nga  zemra: ‘Gëzuar 100-vjetorin! Suksese e mbarësi në misionin fisnik të dijes, shkencës dhe edukimit të brezit më të ri!’ Ka kaluar tashmë një shekull kur në Sarandë çeli dyert kjo vatër e rëndësishme e dijes, kulturës dhe e emancipimit. Nuk ishte rastësi, që shkolla juaj tashmë 100-vjeçare u çel menjëherë pas Kongresit të Lushnjës.

Pasi ky Kongres ngelet një nga aktet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit tonë dhe të shteti tonë.  Ai realizoi mbrojtjen dhe garantimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbjen e shtetit shqiptar dhe konsolidimin e pavarësisë së plotë të vendit.

Akti i ngritjes së kësaj shkolle 100 vite më parë në Sarandë tregon se atdhetarët tanë të mëdhenj, arsimimin dhe shkollimin e brezit të ri e konsideruan në të njëjtën rëndësi me rimëkëmbjen e kombit dhe si domosdoshmëri për të realizuar këtë të fundit!

Ne përulemi sot me respekt të thellë, para themeluesve në veçanti ndaj mësuesit e drejtuesit të parë, të nderuarit SejfudinTatzati, shumë figurave të shquara të arsimit si Lame Xhama, FejzoMehmeti, Xhelal Berberi, XhevdetKofina, AndromaqiHarito, si dhe shumë mësueseve e mësuesve, që me punën e tyre të përkushtuar ju kanë dhënë dije dhe kulturë me qindra e mijëra nxënësve, të cilët kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle.

Të nderuar nxënës dhe arsimtarë, më vjen mirë kur konstatoj se fara e dijes e arsimit ka gjetur përherë terren të shëndoshë në truallin e Sarandës, arsimdashëse. Nga 20 nxënës në vitin e saj të parë numri i tyre është rritur progresivisht për të arritur kulmin në vitet 1980-të me 1800 nxënës dhe mbi 60 mësues.  Por, edhe sot pavarësisht nga  emigracioni i madh, në arsimohen 1164 nxënës, dhe shërbejnë 65 mësuese dhe mësues të përkushtuar.

Të dashur miq të fushës së arsimit, Historia e kësaj shkolle është një kronikë e vërtetë përkushtimi i mësuesve dhe nxënësve të saj për të qenë në lartësinë e kërkesave pedagogjike të kohës.

Është kënaqësi dhe vlerë që në këtë shkollë marrin dije dhe edukim, edhe nxënës të pakicës kombëtare greke, të cilët i marrin njohuritë në gjuhën amtare greke por edhe në atë shqipe. Vlerësoj gjithashtu faktin se metodat e reja, marrëdhëniet me qytetarët dhe teknikat e mira mësimdhënëse kanë qenë aspiratë dhe objektiv i të gjithë brezave të shkollës ‘Adem Sheme’.

Rezultatet e nxënësve dhe stafit të mësuesve të kësaj shkolle janë tashmë të njohura në të gjithë vendin. Ky kolektiv ia ka dalë të përgatisë nxënës të denjë me dije të qëndrueshme e bashkëkohore. Prandaj dua të falënderoj drejtuesin tuaj për informacionin rreth kontributit në vite të shumë figurave të shquara të shkollës!

Emrat e tyre të nderuar janë të shumtë për t’u cituar sot, por kam menduar që për të gjitha këto arritje dhe këtë udhëtim plot përkushtim të nxënësve, stafit pedagogjik dhe drejtues të dekoroj Shkollën 9-vjeçare ‘Adem Sheme’ me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’.

Ju faleminderit.”