Lancet/ Vaksina Sonovac 83.5 për qind efektive
Dy doza të vaksinës të zhvilluara nga prodhuesi kinez i ilaçeve Sinovac, sigurojnë mbrojtje 83.5 përqind kundër koronavirusit, sipas një studimi të ri të botuar në revistën mjekësore The Lancet.
Sipas Grupit të Mediave Kineze (CMG), një studim i madh gjatë fazës së tretë të testimit të vaksinës i cili përfshiu më shumë se 10,000 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 59 vjeç, u krye në Turqi midis shtatorit 2020 dhe janarit 2021.
Pjesëmarrësit morën dy doza të vaksinës me largësi prej 14 ditësh.
Të dhënat e provave kalimtare sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe shkakton një përgjigje të fortë imune, shtoi CMG.
Vaksina, e cila mund të ruhet dhe transportohet deri në tetë gradë Celsius, është aprovuar për përdorim emergjent në më shumë se 20 vende dhe është në fazën e tretë të testimit në Brazil, Indonezi, Kili dhe Turqi nga mesi i vitit 2020.