Tirana sërish pa drita/ OSHEE njofton zonën që do mbesë pa energji për disa orë

Duke nisur nga ora 09:00 deri në 14:00, ditën e nesërme, (e shtunë, datë: 10.07.2021)  disa zona të kryeqytetit do të mbesin pa energji elektrike.

OSHEE ka njoftuar qytetarët, ku sqarohet se ndërprerja e energjisë, do të ndodhë për shkak të punimeve që do të kryhen në kabinën “Prokuroria”.

Pa energji elektrike do të mbesë blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Njoftimi i OSHEE:

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 10 Korrik

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 10 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në kabinën “Prokuroria”/ Fid L8/Nst Qendër.

Pa energji do të mbeten pjesërisht këto zona në Tiranë:

Blloku i pallateve 9-katëshe pranë Prokurorisë së Përgjithshme