Greqi/ Rreth 2 mijë raste të reja dhe 12 viktima nga Covid

Në Greqi janë regjistruar 1,997 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 12 qytetarë të tjerë.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë shkon në 435,018 (ndryshim ditor + 0,5%), nga të cilët 51,2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 148 raportohet të jenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,889 të tjerë kanë qenë raste kontakti.