VIDEO/ Nisin fluturimet zyrtarisht nga Kukësi, ulet avioni nga Zyrihu

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit është ulur sot avioni i parë civil, i nisur nga Zyrihu.

Avioni Helvetic Airline me 67 pasagjerë u ul rreth orës 12:45 në Aeroportin e Kukësit, i hapur sot zyrtarisht për fluturimet komerciale.

Fluturimi i kthimit nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines pritet të kryhet po ditën e sotme, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zyrih.  

Aeroporti i Kukësit administrohet nga kompani private.