Loredana do të sjellë së shpejti remiksin e super-hitit ‘Nice to meet ya’

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit, e cila mesa duket nuk ka ndërmend që të ndalet këtë verë.

Ajo është bërë bashkë me një nga yjet e muzikës për të sjellë një tjetër hit veror.

Bëhet fjalë për Wes Nelson, i njohur më së shumti për hitin “Nice To Meet Ya”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, reperja bëri të ditur se xhirimet e klipit kishin nisur në Barcelonë.

Xhirimet ende nuk janë bërë publike, por priten që të dalin së shpejti.

Remiksi është ende në platformën Spotify, megjithatë shumë shpejt do ta kemi edhe në 'Youtube' e çdo platformë tjetër.