2 mijë persona marrin kafshët dhe largohen nga fshati sirian

Pasi forcat e regjimit morën kontrollin si rezultat i tërheqjes së ISIS-it , mijëra persona janë larguar nga fshati Tadif i qytetit Al Bab në Siri, shkruan "Reuters"

Pas marrjes së kontrollit të fshatit Tadi nga forcat e regjimit, afërsisht dy mijë persona kanë marrë "rrugën e migrimit". Duke marrë me vete disa sende, këta sirianë kanë ikur drejt zonave të kontrolluara nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS), duke u vendosur në tenda të cilat i kanë marrë me vete.

Shumica e familjeve përbëhen nga fëmijë dhe gra, por me vete nuk kanë lënë pa i marrë as kafshët. Ndërkoh njësitë e ULS-së po përpiqen t’uplotësojnë nevojat ushqimore familjeve që kanë ikur nga rajoni i betejes.