Butrint Imeri merr dhuratën me shifrën e ‘çmendur’ për ditëlindje

Disa ditë më parë, këngëtari i dashur për publikun Butrint Imeri festoi ditën e tij të lindjes.

Ai kishte organizuar një festë të madhe me miqtë dhe të afërmit, ku veç ditëlindjes festoi edhe promovimin e këngës së tij më të re “Dale”.

Bashkëpunim ky i cili u realizua  me dy artistë të tjerë, Ledri Vulën dhe Kidën dhe ka arritur të kthehet në hitin më të dëgjuar veror.

Ajo që fansat i ka habitur gjatë festës së tij është një dhuratë e veçantë që familja i kishte bërë.

Bëhet fjalë për një makinë “Gbrabus 800”, me vlerë 435.000 euro.

Një shifër marramendëse dhe shumë e madhe praktikisht, por mesa duket, ai ja ka lejuar vetes një dhuratë të tillë.